Nga sot e hënë, 7 shkurt, qytetarët shqiptarë kanë kaluar kufirin me Greqinë vetëm me certifikatë vaksinimi, pas vendimit të qeverisë greke javën e kaluar për lehtësim të masave anti-Covid.
Nga ky vendim përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë, të cilët kanë paguar shuma parash për testin PCR dhe rapid test sa herë udhëtonin drejt shtetit fqinj.
emigrantët janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatën e vaksinimit sot dhe se nuk është paraqitur asnjë problem deri më tani.
“Vetëm certifikata e vaksinimit, testi u hoq.”
“Nuk kemi bërë test për të kaluar kufirin, do paraqitemi vetëm me certifikatën”, shprehen për Ora News emigrantët që i drejtohen Greqisë nga dogana e Kakavijës.
Heqja e testit vlen për këdo që ka vërtetim vaksinimi për të paktën dy doza të vaksinës, pavarësisht llojit të vaksinës.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vendosi masa të reja anti-covid muaj me parë nisur nga rastet e shtuara te te infektuarve me Covid. Një ndër këto masa ishte që të gjithë udhëtarët që udhëtonin drejt Greqisë duhet të paraqisnin një test të shpjet anti-covid së bashku me Certifikatën e Vaksinimit (Green Pass).
Por ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris është shprehur se udhëtarët që udhëtojë drejt Greqisë nuk kane nevojë më të paraqesin një test negativ për COVID-19, por mjafton vetëm një certifikatë vaksinimi evropiane.
Kjo direktivë e re në lidhje me udhëtimin drejt shtetit fqinj ka hyrë në fuqi sot.