Qershori do të nisë me një mot të kthjellët. Deri në mesin e dytë të javës, pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira dhe reshje shiu të shkurtra në zonat malore.
Mëngjeset do të jenë më të freskëta me temperatura që shkojnë deri në 9 gradë celcius, ndërsa mesdita do të shënojë temperatura deri në 31-32 gradë celcius.
Nga dita e enjte deri në fundjavë, do të jemi nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta afrikane që do të sjellin temperatura maksimale në vend me maksimumin prej 38 gradësh të dielën, në disa zona.
Sa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shënojnë temepratura më të freskëta, krahasuar me Shqipërinë duke arritur deri në 26-27 gradë në mesjavë.
Temperaturat do të rriten pas së mërkurës duke arritur në vlera 26 gradë për Kosovën dhe 30 gradë në Maqedoninë e veriut.
Pjesa e dytë e ditës do të rrezikohet nga rebeshe afatshkurtra shiu, ku nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit dhe erërat e forta.