“Nga thirrjet e Gledian Llatjes ‘allahu akber’, te fjalimi që do më përgatiste Gaz Bardhi’, satira e Gjekmarkajt: Mendoja rrëkenë e lotëve të Jorushit dhe Topallin që…

0
2

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika tregon esnafllek pas tmerrit në avion! Një javë më parë tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy! Më shumë po shkonim drejt esfelit se drejt tokës! Bërtisnin gratë e qanin trimat!

Stjuardesat bënin kryq. Ishte nata e gjykimit. Nuk e dinim se kishim aq shumë djersë në trup sa pantallonat na u bënë qull madje u lag dhe dyshemeja!

Genc Gjonçaj nuk qante, gati pëlliste e rrezohej për dysheme! Ndukte veshët e flokët i bindur qe nuk do ti duheshin me!

Ulërimat e tij të këpusnin shpirtin! “Do më marrë malli për Babon” – thoshte mes dihamës – “atje, në boten e përtejme, do le Nikon fillikat, do pengohet integrimi me tre dite! Kush i ndihmon tre buajt e parlamentarizmit qe Shqipëria të veje mbroth?”

Nga një shkundje në tjetrën me drejtohej mua: “E ke rehat ti se fjalimin për ty e bën Gaz Bardhi apo nuk është njeri i fjalës? Plot miq e shokë ke në media, ata do të qendisin alamet portreti, po për mua do nxjerre Kostaqi ndonjë fjalim nga sirtari i vitit 89, se nuk i kam bërë hazer as zyrën pas kthimit qerratait!”

Këshilltari im Dori trim dridhej si purtekë e recitoi 15 “Ave Maria” që me gjasë Zoti i dëgjoi!
Pas meje gjindej Gledian Llatja i ulur që fliste me Perëndinë, gjithë kohës: “Allahu Akbar, Allahu Akbar!”
I thashë: “Allahu është Akbar po Baloni batall more i uruar!”

Rënkonte i ziu: “Po e lë jetim popullin e Elbasanit, si do bëjnë pa mua?” – dhe ja jepte oisë. “Mos e çojnë Bake xhanin prapë në Kushtetuese kur të dekretojë datën!? Te shkojë njeriu si qeni në rrush, si keshtu? Te ik me këtë dert!?” – therriste mes llahtarit! Sa do me mungojë reformatori i madh Mazniku shkrehej me tersellimë!

Unë isha mbledhur sa një portokall e në mendje me shkonin lloj lloj mendimesh e mornicash! Herë pas here ja jepja piskames dhe çirrja faqet!

“Sa do mërziten shokët e partisë…” – vajtoja me ngashërim në këto kohë të këqija!
Mendoja rrëkenë e lotëve që do lëshonte Jorushi (Urushi) i Tabakëve në Jozefineën dhe e imagjinoja veten tek vertitesha si trung i kalbur në kënete aso dynjaje nga sasia e ujit.

Trandjen qe do i shkaktoja Kryezevendes Liderit si shok armësh po kaq se përtypja lehtë! Mallin e Albanës e të Oerdit!

“E si do bëja pa parë e dëgjuar Taon tek puthte Flamurin dhe i binte çiftelisë si tribun, patriot e djalë vegjelie gjatë festave!”

Fillova të mesohem me shiharet e Zeniqesë, me pasthirrmat habitë, shikimet e zgjatura, ulje ngritjet e saj si zjarrmi tek heq e vesh xhaketën – e kush do e zëvendësonte atje lart, hë kush?

Po Sarën e Kiduinen kush do i bëjë personazhe? Mejtimet e Bores dhe habinë e saj filozofike kush do t’i vinte ne dukje? Po fjalimet e Ervin Hoxhës kush do t’i degjojë?

Kur Etilda do të marrë lajmin do e mbulojë zia e pikëllimi se shokët e partisë duan ta harrojnë dhe Kronika e kujton si Ati i dashur evleterit! A thua do gëzohet Tezja? – me sembonte brënga!
A do kishte kush tjetër sy për bikotinat e Antonetës?

Jo, duhet besuar tek jeta, jam ënde i dobishëm – mendoja! Po kujtimet qe do shkruante Dilua e retoriken e Shalsit ku e gjej atje? Kush do ma trazoje midenen si Salianji në atë kob e monotoni?

Pafundësi mendimesh me sulmonin po për fat rrotat prekën tokën dhe Jeta rinisi sërish!
Duke i zbritur ato shkalle i premtova Hyut qe do jem më i dashur me motrani e shoqeni, më i drejtë me te gjithë, më reflektues për gjerat e rendesishme dhe që shkatojnë emocione të verteta!

Hyra në salle dhe i shihja me mall të gjithë si i kthyer nga Hadi! Foli Briseida Çakerri, e kishte per herë të parë llafin: “Duhet të na duartrokisni për sukseset!” – “po nuk do ta bëni” – konkludoi!
U preka ne sedër dhe e duartrokita.

“Jo,” – tha – “nuk duhet ta bëni se nuk jeni të vërtetë.”
Hall – mendova – ujë i ftohte ujë i ngrohte për gomarin… po prape e duartrokita!

Duket pranoi sinqeritetin dhe me dha një cope çokollate për mirnjohje qe e hëngra fet e fet – të ëmbla peshqeshet e pushtetit!

Dola tek salla e televizorit, kur ç’të shoh – sikur të mos mjaftonte mërzia qe Niko i shkaktoi Nallbatit, një tjetër plage ju hap ne gji! Në ekran dukej Mamica teksa Rutte kodoshi e përqafonte!
“Puth njëhere, puth dy herë, puth tre here!” – po e griu faqeziu!

Ja bëri faqet shoshe me gudulisje, jarebi mos bëftë hajer dhe fap me shkop i binte televizorit!
“Do krijojmë shoqatën djemtë e Toskërise,” – lajmëroi – “dhe do shkojmë në Hollande t’ja bëjmë shpinën me të butë se barkun!” – u hakërrye!

Blendi Gonxhe hapte me goje dhe përtonte të fliste – shëndeti po i merr për mbarë dhe fjalët e tepërta i duken fukarallëk! Pirrush Dengu na qerasi me tre buzëqeshje dhe iku se Bota po prishet dhe ai duhet tu prije ushtrive! Gjithë pasaniket e Kuvendit me koprac njeri se tjetri ikën te hanë në restorant; unë mbeta roje si ushtari në karakoll me këto mejtime pas një udhëtimi që të bën më të krishterë!