Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet 52 vjeçari nga Berati

0
91

Policia ka vënë në pranga një 52 vjeçar nga Berati. Sipas policisë, 52 vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare, banuese në Roskovec.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 32 vjeçe, banuese në Roskovec.”, njofton policia. /abcnews.al