Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 29 vjeçari në Tiranë

0
219

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29 vjeçar pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po ashtu në pranga janë vënë edhe 10 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– 28 vjeç, banues në Shkozë, pasi në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur skuterin e një shtetaseje;

– 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gazmend Zajmi”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur bashkëjetuesen e tij dhe babanë e saj, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin., 29 vjeç, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se ka vjedhur dy biçikleta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen., 70 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në Rrugën e Kavajës, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në efektin e lëndëve psikotrope;

– 20 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Artan Lenja”, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi;

– 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në rrugën “Zef Jubani”, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– 25 vjeç, banues në Tiranë, 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al