Gjykata e Rrethit Gjyqësore Berat ka lënë në burg 31-vjeçarin Petrit Pire, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një minoren 13 vjeçar, i identifikuar me iniciatet G.Ç.
Siç raporton gazetari i Ora News nga Berati, 31-vjecari nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit thjesht kemi pirë një kafe si shok.
Ata ishin njohur me njëri-tjetrin përmes lojëra në internet, më saktë “Free Fire”.
Për një kohë të gjatë ata kishin pasur kontakte edhe në rrjetet sociale nga ku 31-vjeçari e kishte ftuar të miturin për tu njohur në një kafe, në cilësinë e shokut.
Sipas policisë, kur janë takuar, 31-vjeçari Pire e ka provokuar duke e prekur me dorë në vendet imtime.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa ditë më parë, por i mituri nuk e ka denoncuar direkt.
Vetëm kur është bindur nga familja që e kishte parë të shqetësuar, 13-vjeçari ka pranuar të tregojë ngacmimin.
Gjatë muajve të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri janë zbuluar disa raste tronditësë të ngacmimit dhe abuzumit seksual me të mitur.