Ngelën pa punë, stjuardeset “zhvishen” para Bashkisë në Romë

0
210

Rreth pesëdhjetë ish-stjuardesë të kompnaisë  “Alitalia” u mblodhën jashtë Bashkisë së Romës të mërkurën (20 tetor), duke zgjedhur një mënyrë origjinale për të protestuar kundër mbylljes se kompnisë ajrore.

Stjuardeset protestuan para Bashkisë për humbjen e vendit të punës por edhe për kushtet jo të mira të punës.

Gjatë protestës ato u zhveshën për të treguar zemërimin e tyre kundrejt kompanisë.

Punonjëset e ish linjës ajrore kombëtare italiane u zhveshën ngadalë dhe në heshtje, duke hedhur uniformat në tokë për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas falimentimit të kompanisë.

“Alitalia” ndërpreu veprimtarinë javën e kaluar, pas 74 vitesh histori dhe u zëvendësua nga ITA, e cila është gjithashtu nën kontrollin e shtetit.

Kur ITA filloi punën të premten e kaluar, ajo punësoi vetëm 2,800 nga rreth 11,000 punonjës të Alitalia.