Taulant Balla:
Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë për të cilën është informuar mbarë publiku dhe prej momentit të parë jam munduar të marrë të gjithë infomracionet e nevojshme dhe kam informuar të gjitha organizatat e PS në Elbasan që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.
Partia Demokratike jeni të gjithë dëshmitarë që nga ajo ngjarje e shëmtuar e Ditës së Verës edhe për të ardhur deri sot në këtë ngjarje të rëndë ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë dhe persona të tjerë. Erdha këtu në Spitalin e Elbasanit për të parë nga afër shëndetin e punonjëses së policisë, e ka hedhur më të keqen sigurisht.
Besoj jemi të gjithë dëshmitarë që sot në mëngjes kanë zbarkuar furgona me paramilitarë të Partisë Demokratike të cilët kanë terrorizuar banorët e zonave të ndryshme, sikurse ka ndodhur sot dhe dëshmitarë janë të gjithë banorët e lagjes ‘5 Maji’ këtu në Elbasan. Autorësinë e këtij akti të rëndë duhet t’ia lëmë organeve ligjzbatuese, policisë së shtetit dhe prokurorisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësin e vrasjes. Fugoni i loguar nga Partia Demokratike, ka mbajtur brenda persona të armatosur dhe personi që ka kryer ngjarjen është identifikuar dhe arrestuar.
Ajo që më vjen keq dhe nuk dua aspak ta komentoj, është reagimi i turpshëm i drejtuesit të listës së PD-së në Elbasan që përdhosi personin që ka humbur jetën vetëm pak metra larg viktimës. Thirrja ime për të gjithë qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që dini të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti dhe nuk duhet rënë pre e provokimeve. Ajo që ne si Elbasan duhet ti japim të gjithë këtyre paramilitarëve që kanë zbarkuar nga çdo cep i Shqipërisë, thjesht ti dënojmë me votë më 25 Prill.
Thirrja ime është të bashkohemi më shumë se kurrë për të dënuar me votë këta paramilitarë që sot kryen një akt dhe krim të rëndë në qytetin tonë të bukur e Elbasanit.