Ngjarja e rëndë me rrëzimin e teleferikut në Itali, humb jetën një tjetër fëmijë 9 vjeç

0
186

Një tjetër fëmijë ka humbur jetën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme, ku një kabinë teleferiku u rrëzua në Itali dhe shkaktoi 14 viktima deri më tani.

Aksidenti ndodhi në një linjë teleferiku që lidh Liqenin Maggiore me një mal. Një nga kabinat e teleferikut u shkëput dhe u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e shumicës së fëmijëve që ndodheshin brenda.

Mësohet se brenda kabinës së teleferikut ndodheshin gjithsej 15 fëmijë. Fillimisht u raportua për 8 të vdekur dhe disa të plagosur.

Por më vonë, mediat italiane njoftuan se numri i të vdekurve është rritur në 13, ndërsa 2 fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Tashmë vetëm një nga personat që ndodheshin në teleferik është gjallë. Bëhet fjalë për një 5 vjecar, gjendja e të cilit është e rëndë.

(E.H/Faxweb.al)