Ngjarja horror e ndodhur në Buçimas të Pogradecit ka tronditur mbarë opinionin publik.
Ndërsa sot në banesën e Firdes Çekiçit janë hapur dyert e mortit të afërm dhe komshinj shprehen të tronditur në lidhje me ngjarjen.
Komshija e Firdesi e cila kishte gati 40 vite që jeton ngjitur me banesën e familjes Çekiçi tregon se nuk e priste të ndodhte diçka e tillë, ajo e njihte të moshuarën për grua shumë të mirë, por edhe Olsin për djalë të qetë dhe punëtor.
Komshija hedh poshtë fjalët që debati ka nisur për vajzën 15-vjeçare dhe telefonin e saj pasi kjo e fundit në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar bombolën për të bërë kafen gjyshes së saj.
I gjithë sherri duket se ka nisur si fillim mes dy vëllezërve pasi Olsi kishte një qen që e mbante në banesë dhe ky i fundit ishte duke ulëritur, vëllai i Olsit i ka gjuajtur me një objekt të pushonte dhe kaq ka mjaftuar që Olsi më pas të fillonte debatin duke përfunduar me vrasjen e nënës së tij e cila sapo ishte kthyer nga toka bujqësore.
Vajza 15 vjeçare në momentin që ka dalë nga banesa e komshijes ka parë që i ati kishte vrarë gjyshen dhe ka marrë biçikletën për të shkuar në polici.
Dëshmitarja tregon se e ka parë Olsin me mjetin prerës në dorë dhe shumë i qetë e ka pyetur se ku shkoi vajza.
Ndërsa në oborr ishte e shtrirë dhe e vrarë e ëma.
Vajza e vogël ka treguar më herët për komshinjtë se ishte mjaft e mërzitur për faktin që ka dalë në media se shkak është bërë ajo dhe telefoni pasi kjo nuk ishte e vërtetë.
Në polici Olsi i njohur ndryshe si Lorja ka thënë se diçka e tillë do të ndodhte dhe se ai i linte amanet shtetit vajzën dhe vëllain.
Vetëm para pak kohësh ai kishte dalë nga spitali i Elbasanit ku e kishte nxjerrë vetë e ëma ndërsa grindjet mes tyre kishin qenë të vazhdueshme pothuajse të përditshme.