Ngjarja me tritol në Elbasan, identifikohet viktima Kristi Balukja. I vuri tritolin “Kel Llumit”, por vdiq vetë

0
530

Kristi Balukja, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ai ka tentuar ti verë tritol makinës së Renato Çepa, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.

Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”.

Mes viktimës dhe objektivit për tju vendosur tritol disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.

Ngjarja e sotme besohet shumë se lidhet pikërisht me këte konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja.

Aktualisht për hetimin e kësaj ngjarje është caktuar një prokuror i gatshëm në prokurorinë e Elbasanit si dhe është ngritur një grup hetimor, për të zbardhur plotësisht dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.