Krimi brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin zbuloi një skandal përsa i përket masave të marra në këtë institucion kritik.
Sipas rregullores në Burgje nëse një pajisje sigurie prishet ajo duhet të riparohet brenda 24 orësh, nëse kjo nuk është e mundur atëherë pajisja duhet të ndërrohet ç’ka në burgun e Peqinit nuk ka ndodhur dhe i mundësoi Sokol Mjaçajt që të fuste pistoletën në burg dhe të kryente krimin.
Për shkak të rëndësisë që ka siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit shteti ka akorduar një tender me vlerë mbi 568 milionë lekë. Kontrata u lidh me kompanitë, “AlbaScan”, “REAL COM”, “Advanced Business Solution – ABS”dhe CSP dhe kohëzgjatja ishte për 24 muaj.
Një raport mirmbajtje për këto pajisje është kryer edhe më 2 tetor të këtij viti, por sipas dëshmisë së drejtorit të burgut të Peqinit 20 ditë më vonë skaneri ka pasur sërish probleme.
Në silësinë e provës materiale janë sekuestruar të gjitha serverat e kamerave të brendshme dhe të jashtme të burgut si edhe librat e shërbimeve të punonjësve për të kuptuar a janë raportuar në kohë defektet si edhe a kanë mbajtur përgjegjësi kompanitë sipas kontratës.
Top Channel