Ngjarja në Maliq/ 16-vjeçarja dyshohet se shfrytëzohej për pr*sti*ucion, flet nëna: Vajzën e kanë kërcënuar

0
59

Nëna e 16-vjeçareska treguar se vajza e saj e cila është abuzuar seksualisht nga dy persona është kërcënuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës. Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë dy shtetas, Selam Hyka 41 vjeç dhe Marsel Baci 26 vjeç.

Gjithashtu nëna e vajzës ka thënë për ABC News se këta persona vinin nga Podgoria me motor, ndërsa shprehet se vajza i ka thënë se do të tentonte të mbytej.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh? E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, ka thënë ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/