Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari përplas për vdekje të moshuarin me furgonin e punës

0
217

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Fano të Italisë, ku një shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Shoferi po drejtonte furgonin e një kompanie ushqimore për restorante dhe po kthehej mbrapa për të shkuar për të dërguar mallrat në lokalin “Levante”, kur ka goditur nga pas një të moshuar.

Ndonëse ka shkuar për ta ndihmuar 79-vjeçarin nga Fano, për fat të keq ai kishte ndërruar jetë, shkruajnë mediat italiane.

Policia lokale ndodhet në vendngjarje për gjetjet ligjore, të cilët po verifikojnë nëse mjeti ka qenë i autorizuar të kalonte në atë zonë.