Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Një vajzë 18 vjeçe është hedhur nga kati i 3-të i pallati ku jetonte.
Ajo ka tentuar t’i japë fund jetës, por fatmirësisht ka shpëtuar.
E reja është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ‘Metush Luli’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net