Nuk ka dyshime se viti 2020, do të njihet si viti më i keq në histori, të paktën për ne që e përjetuam gjithë çka ndodhi gjatë 2020. Viti që sapo kaloi ishte viti ku gjatë gjithë kohës dëgjuam lajme për bllokime, orë policore, viti që maskimi i fytyrës kaloi nga i pakonceptueshëm në i kudondodhur. Ishte gjithashtu viti ku bizneset dhe industritë u rrëzuan, papunësia u rrit në mënyrë dramatike, ngjarjet u anuluan, aeroportet ndaluan fluturimet, vetmia dhe ndarja u bënë një mënyrë jetese për njerëzit në mbarë botën. Ishte një vit i dominuar nga recesioni, sëmundja dhe vdekja.
Por a ishte viti 2020 një ndër vitet më të këqija të historisë? Mund të themi që jo, pasi në historinë e Tokës ka pasur vite më të këqija se 2020, ju ftojmë ta shikoni këtë video dhe ta vlersoni ju, se cili ka qenë viti më i keq në histori.