Ngjashmëri e frikshme! Aktorja e zhdukur në liqen ka interpretuar rolin e vajzës së humbur në filmin ‘Baywatch’

0
214

Aktorja amerikane Naya Rivera e cila luajti në 6 sezone të “Gree” në Fox si nxitësja Santana Lopez, është zhdukur ditën e djeshme në mbrëmje.

Zyrtarët e Departamentit të Qarkut Ventura po kërkojnë aktoren 33-vjeçare pasi gjetën fillimisht djalin e saj 4-vjeçar vetëm në një varkë të mërkurën pasdite. Ishte një anije tjetër që e gjeti fëmijën e saj duke fjetur në barkë vetëm.

Ndërsa anija njoftoi zyrtarët, të cilët menjëherë nisën një kërkim për Rivera me helikopterë, dronë dhe ekipe zhytjeje.

Mirëpo duket se aktorja është përballur me zhdukjen dhe në një film që ka marrë pjesë. Kur Naya ishte 12 vjeç ajo mori pjesë në filmin Baywatch, aty ku ajo luajti një vajzë të quajtur Willa, e cila kishte humbur.

Naya Rivera

Kërkimi për Naya u ndërpre brenda natës, por më pas, mijëra tifozë nënshkruan një peticion, duke u bërë thirrje shpëtimtarëve të vazhdojnë përpjekjet e tyre.
Lajmet për zhdukjen e saj kanë alarmuar familjen dhe fansat e aktores, të cilët po luten për një mrekulli.

(A.B)/Dosja.al