Një përdoruese e TikTok-ut me emrin Ashley është bërë virale në rrjet për shkak të ngjashmërisë së frikshme me këngëtaren e famshme, Taylor Swift. Ashley është një infermiere që jeto në Nashville, Tennessee, por ajo u bë e famshme në rrjetin social pasi ndau një video të thjeshtë larjen e rrobave.
Pati kaq shumë reagime nga ndjekësit të cilët mendonin se ishte këngëtarja amerikane, saqë ajo u detyrua të sqaronte nëpëmjet një videoje të vërtetën. “Taylor Swift do të mendojë,” Kur e bëra këtë video?”, shkroi një përdorues.
Ajo ka treguar se shpeshherë e ngatërrojnë me krijuesen e hitit “Bad Blood”. Ajo gjithashtu zbuloi se pseudonimi i saj ka qenë ‘TS’ që kur ishte e re. /abcnews.al