Me foton e fundit, ylli i muzikës pop, Beyonce ka vendosur standartet e reja të modës përsa i përket muajve të nxehtë që po vijnë.
Ajo ka publikuar disa foto, ku shihet e kombinuar e gjitha me ngjyrën jeshile neon.
Beyonce veshi një fustan ‘Balmain’, të kombinuar me taka dhe një çantë po në të njëjtën ngjyrë nga ‘Madea’
Këngëtarja e plotësoi ‘look-un’ me një palë size dielli dhe vëthë në ngjyrat e hapura.
Kaq u desh që kjo zgjedhje e Beyonces të frymëzonte mijëra vetë, e t’i thoshtë ndjekësve se ngjyrat neon janë ende një trend.
© SYRI.net