Ngordhja e mijëra shpendëve në Durrës, Prokuroria nis hetimet

0
139

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar.

Prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Ora News mëson se është kërkuar dokumentacioni i kërkesave për groposje.

Gjithashtu, institucioni i akuzës i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.

Bizneset janë shprehur se janë njoftuar gjithë autoritetet, por deri më tani nuk është gjendur akoma një zgjidhje.