Fatmir Ozuni, drejtori rajonal i shërbimit veterinar në Korçë u shpreh se janë marrë masat e nevojshme dhe theksoi se nuk ka asnjë vatër të grupit të shpendëve në Korçë. Për sa i përket ngordhjes së 3 Pelikanëve në liqenin e Prespës së Vogël, Ozuni tha se e gjitha zona përreth është shpallur zonë risku dhe janë krijuar kushtet e karantinimit.
Ozuni: Në qarkun e Korçës deri më tani nuk është shfaqur asnjë rast i influencës haviare. Ka një rast të diagnostikuar të Pelikanit Kaçurel në liqenin e Prespës së Vogël. Sipas analizave të kryera ky shpend ka rezultuar i prekur nga gripi i shpendëve. E gjithë zona përreth është shpallur zonë risku, duke krijuar kështu kushtet e karantinimit
Në përditshmëri jemi në komunikim me fermerët e kësaj zonë si dhe janë kryer analiza të shpendëve në këtë zonë dhe jemi në pritje të përgjigjeve. Masat konkrete që ne kemi marrë si drejtori janë: shpallja zonë risku, kemi ndaluar futjen dhe daljen e shpendëve nga oborri. Në bazë të njohurive të mia ka mundësi që shkalla e infeksionit të rritet në rast se nuk merren masa. Ne po përpiqemi në maksimum që kjo të mos ndodhë.
Kontrollet në pularitë Korcë