Nëse zgjoheni vonë dhe e konsumoni mëngjesin vonë ose e shmangni atë, mund t’ju duhet të ndryshoni këtë zakon jo të shëndetshëm.
Një studim i ri të cilit AgroWeb.org i referohet, sugjeron se konsumi i mëngjesit mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera të metabolizmit.
E madje mund t’ju ndihmojë të shmangni një faktor rreziku të lidhur me diabetin që është të qenurit mbipeshë.
Mësoni më poshtë se çfarë tregojnë studimet e fundit rreth kohës së duhur për konsumin e mëngjesit.
Cili është vakti që nuk duhet të shmangni sipas ekspertëve të shëndetit?
Studimet në të cilat AgroWeb.orb mbështetet, zbuluan se njerëzit që hanin mëngjes më herët se ora 8:30, kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak rezistencë ndaj insulinës sesa njerëzit që e konsumonin vaktin e tyre të parë më vonë gjatë ditës.
Rritja e glukozës në gjak dhe rezistenca ndaj insulinës, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, janë dy shënues të prediabetit dhe diabetit të tipit 2.
Studime të tjera kanë sugjeruar se dieta e njohur e cila lejon që një person të hajë sa të dojë vetëm gjatë një kohe të caktuar, përmirëson shëndetin metabolik.
Megjithatë ky studim zbuloi se rezistenca ndaj insulinës u rrit me intervale më të shkurtra, ndërsa niveli i glukozës në gjak nuk u lëkund në mënyrë të konsiderueshme.
Me fjalë të tjera, ju mund të jetë më mirë të konsumoni vaktet tuaja në kohën e tyre sesa të përpiqeni t’i grumbulloni të gjitha në një afat të shkurtër kohor.
Dhe sigurisht, mundohuni të konsumoni mëngjes sa më herët!
Studimi zbuloi se ngrënia e vaktit të parë të ditës, pas orës 8:30 të mëngjesit shoqërohej me rritje të sheqerit në gjak dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës.
Pra, zgjohuni herët dhe konsumoni një mëngjes të pasur në vlera ushqyese./AgroWeb.org