Vendi ynë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku vranësira më të dendura do të ketë në veri dhe qendër të territorit duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore.
Sipas MeteoAlb, orët vijuese, mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së shtunës.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 16°C.Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperënidmor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.