Dy grupe shqiptarësh kanë nisur një sherr masiv në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.
Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptarët ishin në radhë për të bërë check-in në aeroport, dhe u përballën me njëri-tjetrin gjatë pasdites së djeshme. Shqiptarët po prisnin fluturimin drejt Tiranës, kur përplasja mes tyre degradoi në grushte e në shkelma.
Nga vendngjarja, dëshmitarët kanë treguar se sherri ka nisur mes dy personave. Njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili ka rënë në tokë e megjithatë ai ka vazhduar ta godasë e grushte.
Sherri u bë më i madh kur u përfshinë edhe persona të tjerë, ndërsa u desh ndërhyrja e oficerëve të policisë për t’i ndarë.
Pasagjerë të tjerë kanë filmuar gjithë skenën, ndërsa kanë thirrur ambulancën që ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurve.
Tetë persona të përfshirë në sherr u arrestuan nga policia, ndërsa shkak për konfliktin dyshohet të kenë qenë pazaret e drogës. /abcnews.al