Ngrohja globale tejkalon 1.5° C/ Institutit Amerikan i Tokës: 2025, viti i tretë më i nxehtë në historinë shkencore

0
16

Viti 2025 rezultoi të jetë i treti radhazi më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke iu afruar rekordeve të mëparshme të viteve 2024 dhe 2023.

Kjo është bërë e ditur nga Observatori Evropian i Kopernikut dhe Instituti Amerikan i Tokës në Berkeley.

Sipas të dhënave, 11 vitet e fundit janë më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë, me vitin 2024 në vendin e parë dhe 2023 në të dytin.

Për herë të parë, temperatura mesatare globale në tre vitet e fundit ka tejkaluar nivelin e epokës para-industriale (1850-1900) me më shumë se 1.5° Celsius, kufiri më ambicioz i Marrëveshjes së Parisit për frenimin e ngrohjes globale.

Klimatologët paralajmërojnë se tejkalimi i këtij kufiri është bërë i pashmangshëm, duke rritur frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë, përmbytjeve dhe ngjarjeve të tjera ekstreme, me pasoja shkatërruese dhe rrezik për jetën.