“Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit”, Rama: Parlamenti do ketë seli të re

0
2

Kryeministri Rama në parantezën e prezantimit të kabinetit qeveritar kritikoi drejtësinë e re, komentoi çështjen Veliaj si dhe ‘lançoi’ një garë të re politike sa i takon drejtimit të bashkisë kryesore të vendit, Tiranës. Sakaq, kryetari i ri i Kuvendit do te jete Niko Peleshi dhe parlamenti do ketë seli të re.

“Në krye të të gjitha komisioneve do të angazhohen deputetë me njohje të mirë të lëndës dhe aftësi drejtuyese e kordinuese. Një barrë e madhe është ta çojnë në nivel të ri bashkëpunimin mes tyre, qoftë në funksion të integrimit apo komunikimit me zgjedhësit. Na duhet një kalendar i ri aktivitetesh. Kryesia e re duhet tja vërë detyrë kalimin e seancave nga salla ekzistuese në një godinë të re, ku parlamenti nuk do të mblidhet në një ngrehinë. Institucioni i Kuvendit duhet të ngrihet në nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi.Niko Peleshi është profikli i ri si Kryetariu i ri i Kuvendit. Niko Peleshi është Kryetari i ri i Kuvendit.”