Djali i Lisa Marie Presley, njëkohësisht nipi i Elvis Presley ka vdekur në moshën 27 vjeçare.
Benjamin Keough, mendohet se ka vendosur të vëtëvritet me armë zjarri brenda banesës së tij në Calabasas, ku u gjet të dielën në mëngjes.
Ai ishe djali i këngëtares Lisa Marie dhe muzikantit Danny Keough.
Nëna e tij kishte thënë vazhdimisht se ai i ngjante gjyshit të tij Elvis.
Ajo është krejtësisht e dërrmuar dhe nuk mund të ngushëllohet. Ai ishte dashuria e jetës së tij”, tha menaxheri i Lisa Marie.
Një burim pranë familjes tha se Benjamin prej kohësh kishte probleme dhe vdekja e tij, ndonëse shokuese nuk ka qenë e papritur për familjen.
realnews