Kryeministri Edi Rama dha të dielën një ultimatum prej 48-orësh për lirimin e trotuarëve në zonën e Lungomares në Vlorë, teksa menjëherë më pas ka nisur aksioni në qytetin bregdetar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Ermal Dredha bën me dije se aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm ka vijuar përgjatë të dielës deri pas mesnate. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, inspektorët kanë ndërhyrë duke liruar hapësirat publike nga bizneset, sipas kërkesës së kreut të qeverisë.