Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka propozuar një platformë për bashkimin e partisë.
Në platformën e Alibeaj bëhet thirrje për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes mes demokratëve, ndërsa shtohet se të gjithë deputetët e përjashtuar të rikthehen në grup.
E padyshim kjo pikë në platformën e Alibeajt i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi i PD-së në 9 Shtatorin e vitit të kaluar nga Lulzim Basha.
Burime bëjnë me dije se kjo platformë e Alibeajt është endë në fazën e diskutimit, dhe do të marrë formën finale pas konsultimeve dhe me deputetë të tjerë.
Sipas Alibeajt, hapi i parë për bashkimin e demokratëve është certifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimin e të përjashtuarve ne parti si dhe anulimi i zgjedhjeve te njeanshme në bazë.
Dy ditë më parë një platformë të ngjashme e prezantoi dhe deputetja Flutura Açka.