Nis gjyqi ndaj Maduros në Nju Jork, presidenti venezuelian mohon akuzat: Jam i pafajshëm dhe njeri i mirë!

0
2

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro sapo ka hyrë në gjykatë dhe ka shtrënguar duart me avokatët e tij. Ai u shfaq i veshur një këmishë portokalli dhe një bluzë blu me pantallona ngjyrë bezhë dhe pantofla portokalli. Ai gjithashtu kishte kufje në mënyrë që të dëgjojë përkthimin. Gruaja e tij, Cilia Flores, është ulur dy vende më tutje, e veshur me rroba të ngjashme burgu.

Maduro, ka punësuar avokatin e njohur amerikan të mbrojtjes penale, Barry Pollack, për ta përfaqësuar në procedurat penale që po zhvillohen ndaj tij në Shtetet e Bashkuara.

Barry Pollack, një emër i njohur në qarqet juridike të Uashingtonit dhe Manhatanit, është i njohur veçanërisht për përfaqësimin afatgjatë të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, në disa prej betejave ligjore më të ndërlikuara ndërkombëtare të viteve të fundit.

Gjykatësi Alvin Hellerstein hapi seancën duke u uruar të pranishmëve në sallën e gjyqit një mëngjes të mbarë dhe theksoi se qëllimi i tij është që të ketë një proces gjyqësor transparet.

Puna ime është të sigurohem që ky të jetë një gjyq i drejtë”, tha ai.

Më tej gjyqtari nisi të përshkruaj akuzat me të cilat përballen Maduro dhe gruaja e tij: “Konspiracion narko-terrorizmi; Komplot për importimin e kokainës; Posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese; Konspiracion për të poseduar mitraloz dhe pajisje shkatërruese”.

Nicolas Maduro qëndroi në këmbë ndërsa i kërkohet të konfirmojë emrin e tij në gjykatë. Atij ju lexua një përmbledhje e dokumenteve të akuzës kundër tij.

Në fjalët e tij të para publike që kur u soll në SHBA, Maduro i tha gjykatës se është presidenti i Venezuelës dhe se u kap nga shtëpia e tij në Karakas.

Nuk jam fajtor, jam një njeri i mirë, jam ende president i vendit tim“, vazhdon ai, përpara se të ulej përsëri.

Vëmendja në gjykatë u kthye te gruaja e Maduros, Cilia Flores, së cilës gjithashtu iu kërkua t ngrihej në këmbë dhe të konfirmojë emrin e saj.

Po, unë jam Cilia Flores Maduro, unë jam zonja e parë e Venezuelës”, i tha ajo gjykatës.

Ky është një ton i ngjashëm me atë të Maduros, i cili e përshkroi veten si presidenti i Venezuelës në sallën e gjyqit. Flores gjithashtu nuk pranoi fajësinë për akuzat, duke shtuar se është “plotësisht e pafajshme”.

Gjykatësi u tha Nicolas Maduros dhe Cilia Flores se ata kanë të drejtë të konsultohen me zyrtarët konsullorë, gjë që u pranua prej tyre.

Po, e kuptojmë dhe do të donim të kishim një vizitë konsullore“, tha Maduro, ndërkohë që Gjykatësi konfirmon se kjo do të rregullohet.

Kujtojmë se kamerat nuk lejohen brenda gjykatës dhe vetëm disa gazetarë janë lejuar të dërgojnë informacione direkt nga brenda sallës./Pamfleti