Florenc Çapja do të gjykohet në mungesë për vrasjen e dyfishtë të Gentian e Nezir Beqirit. Togat e zeza pranuan të kalojnë në gjykim dosjen ndaj të pandehurit që akuzohet bashkë me Jorgo Lekun. Çapja është arrestuar në Dubai por ekstradimi i tij dështoi për shkaqe ende të paqarta. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit është pjesë e një serie krimesh që kanë ndodhur në Elbasan.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të kaluar për gjykim dy personat e akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir, të ekzekutuar nga Florenc Çapja dhe Jorgo Leku.
Vendimi është marrë këtë të marte nga Gjykata e Posaçme, e cila verifikoi se dy të akuzuarit kanë dijeni për procesin që po zhvillohet në gjykatë dhe kanë autorizuar avokatët e tyre për t’i përfaqësuar.
Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lire ndërkohë që prokuroria shqiptare ka kërkuar me anë të letërporosisë ekstradimin e tij.
Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të veçojë çështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut por pas mbërritjes së përgjigjes prokurori ka kërkuar që edhe këta të pandehur ti bashkohen dosjes së të akuzuarve të tjerë.
Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.
Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja. Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë arrestuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020, Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.
Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”.
Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë.
ora tv