Nis Konferenca e Kryetarëve për presidentin, Balla i qëndron datës 16 maj për raundin parë

0
96

Ka nisur Konferenca e Kryetarëve për diskutimin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

I pari që ka folur ka qenë Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i ka qëndruar propozimit të tij të mëparshëm që 16 maji të jetë data që të mbahet raundi i parë i votimit pë presidentin.

Ai tha se kjo është datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.

Taulant Balla: I qëndroj propozimit për të zhvilluar raundin e parë më 16 maj. Mendoj se kjo datë është e përshtatshme dhe brenda këtij afati që ka përcaktuar Kushtetuta.