Nis mbledhja e Kryesisë së PD, shqyrton kandidaturat për zgjedhjen e kryetarit më 13 qershor

0
211

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Mbledhja po zhvillohet në selinë blu, ku do të shqyrtohen dhe kandidaturat për zgjedhjen e kryetarit të PD-së më 13 qershor.

Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike janë 9:

Edmond vrapi

Sabri hoxha

Mirjan jashanllari

Lulzim Basha

Agron Shehaj

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Ibsen Elezi.

Këshillit Kombëtar më 16 Maj vendosi që më 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Ndërkohë Këshilli vendosi edhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor të PD që do të jenë; Jemin Gjana në rolin e kryetarit, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani si anëtarë dhe Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri si ndihmës.