Nis ne gjykaten e Elbasanit seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit

0
83

Nis seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Pas largimit nga vetingu të prokurorit, Neritan Hoxha prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli.

Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues.

IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti: I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit.

Burgu i Peqinit deklaron se e ka të pamundur të llogarisë dënimet e Dritan Dajtit, pasi ka disa vendime gjykate. IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti: Si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura. IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj.