Thuajse dy vjet pas miratimit të ligjit për Censusin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri, Instituti i Statistikave është gati të pilotojë projektin, fillimisht në 9 bashki, për ta shtrirë në 2022-shin në të gjithë Shqipërinë.
Nga kjo e hënë deri në 15 nëntor, do të zhvillohet faza pilot, pikënisja për përcaktimin e strategjive socioekonomike dhe planeve për të dhëna të qëndrueshme në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
Provat për regjistrimin e popullsisë do të zhvillohen në 50 zona të përzgjedhura, me kushte të ndryshme socio-ekonomike, me përbërje popullsie minoritare dhe zona të ndryshme gjeografike: Fushë-Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamzë, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull.
Risi e kësaj matjeje do të jenë pajisjet dixhitale që do të zëvendësojnë letrat për mbledhjen e të dhënave në terren, modernizimi i sistemit të informacionit dhe fakti që këto të dhëna do të shërbejnë si bazë për konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë dhe ndërtesave për vitet në vazhdim.
PYETËSORI
Projektligji për regjistrimin e popullsisë dhe banesave ka shkuar për konsultim në ministritë e linjës dhe komisionet parlamentare bashkë me një pyetësor zyrtar, në përbërje të të cilit janë 44 pyetje të ndarë në katër kategori të dhënave: individuale, ekonomike, të ndërtesës dhe banesës.
Përveç gjeneraliteteve dhe të dhënave për para, prona apo edhe përkatësia fetare, në pyetësor, secilit do t’i kërkohet çdo detaj i jetës, që nga data e saktë e bashkëjetesës, martesës apo divorcit (në rastet e ngjashme). Por jo vetëm kaq.
Censusi i 2022-shit rreket të depërtojë më thellë në shtëpitë e shqiptarëve duke mos u mjaftuar me çatinë ku jetojnë, nëse është e blerë apo me qira, por deri te pajisjet elektroshtëpiake. Në pyetësorin mbi njësitë ekonomike familjare listohen 17 të tilla, përbri së cilës çdokush do të duhet të checkojë nëse i posedon në banesë.
Këto i përkasin grupit të të dhënave të njësisë ekonomike familjare. Të tjera kërkohen në pyetësorin e banesës, që interesohet nga statusi i banimit, sistemi i furnizimit me ujë e deri te tualetet dhe dushi.
Të ardhurat familjare janë gjithashtu të rëndësishme e mbi të gjitha burimet se nga vijnë: punë në shtet a privat, vetëpunësim, prona, investime nga qiraja, llogari kursimi, pension a ndihmë sociale apo remitancat. Vlen të theksohet se në morinë e pyetjeve, vetëm tri prej tyre janë lënë fakultative apo në dorën e qytetarëve, të cilët zgjedhin t’u përgjigjen ose jo: feja, etnia dhe gjuha e folur.
Të tjerat janë të gjitha me detyrim. Një refuzim i saj e penalizon qytetarin me 100 mijë lekë gjobë, sipas ligjit. E po ashtu, edhe organizata që tentojnë të imitojnë në të njëjtën kohë këtë pyetësor do të hasen me gjoba të majme.
PYETESORI INDIVIDUAL
- Emri Mbiemri
- Numri i Identitetit
- Gjinia: Mashkull/Femër
- Datëlindja: Data Muaji Viti
- Cila është vendlindja juaj?
Në Shqipëri (Specifiko)
Jashtë vendit (Specifiko) - Cila është shtetësia juaj? (mund të zgjidhni më shumë se një)
Shqiptare
Tjetër (Specifiko)
Pa shtetësi
- Cila është gjuha juaj amtare?
1.Shqip
2. Tjetër (Specifiko)8. Cili është grupi etnik që ju i përkisni: Deklarim i lirë, jo i detyrueshëm
Specifiko
Preferoj të mos përgjigjem
- A i përkisni ndonjë besimi fetar? Deklarim i lirë, jo i detyrueshëm
1.Specifiko
2. Nuk i përkas ndonjë besimi fetar, por jam besimtar
3. Nuk i përkas ndonjë besimi fetar dhe nuk jam besimtar
4. Preferoj të mos përgjigjem - Cili është statusi juaj martesor?
1.Beqar
2. I/e martuar
3. I pamartuar ligjërisht, por në një bashkëjetesë
4. I/e ndarë, por ligjërisht i/e martuar
5. I/e divorcuar
6. I/e ve - Nëse jeni:
1.I/e martuar specifikoni datën e martesës aktualeMuaji Viti.
2. Në një bashkëjetesë specifikoni datën e fillimit të bashkëjetesës aktuale – Muaji Viti
PYETËSORI I NJËSIVE EKONOMIKE FAMILJARE
- Statusi i pronësisë së banesës:
1.Pronar me akt ligjor, nuk paguan kredi
2. Pronar me akt ligjor, paguan kredi
3. Në proces të marrjes së aktit ligjor
4. Qiramarrës (paguaj qira)
5. Nuk paguaj qira
2. Pronësia e banesës? Në qoftë se përgjigjja është 4 ose 5, atëherë cili është pronari i banesës suaj?
1. Enti Shtetëror i Banesave
PYETJET E CENSUSIT 2020
- Person fizik ose familje
3. Kompani private
4. Ish-pronarët (para vitit 1945)
5. Pushteti vendor
6. Tjetër - A ka NJEF?
- TV
2. TV decoder
3. Frigorifer
4. Lavatriçe
5. Makinë pjatalarëse
6. Boiler elektrik
7. Telefon fiks
8. Celular
9. Mikrovalë
10. Kondicioner
11. Tharëse rrobash
12. Ngrirëse
13. Kompjuter
14. Panel diellor
15. Lidhje internet
16. Makina/furgon në pronësi
17. Parkim në dispozicion
18. Asnjë nga të mësipërmet - Cilat kanë qenë burimet e të ardhurave gjatë 12 muajve të fundit për këtë NJEF? (mund të zgjidhni më shumë se një)
1.Puna e paguar ose vetëpunësimi
2. Prona ose investime të tjera (të ardhura nga qiraja, llogaritë e kursimit, etj.)
3. Të gjitha llojet e pensioneve
4. Ndihmë sociale dhe përfitime (transferta të tjera)
5. Para të dërguara nga jashtë shtetit
6. I mbajtur nga një person tjetër (me përjashtim të parave të dërguara nga jashtë shtetit)
7. Burime të tjera - A ka NJEF Tokë në territorin e Shqipërisë (në pronësi + marr me qira – dhënë me qira)?
1.Po
2. Jo - Gjithsej Tokë e NJEF në territorin e Shqipërisë (në pronësi + marr me qira – dhënë me qira)
1.Sipërfaqja në (m2 ) nga e cila:
PYETËSORI I NDËRTESËS
- Lloji i ndërtesës
1.Shtëpi të veçuara, të ndara
2. Shtëpi pjesërisht të veçuara
3. Shtëpi në rend ose tarracore (me të paktën tri banesa të lidhura apo të ngjitura, secila me hyrje të veçantë)
4. Pallat ose blloqe apartamentesh
5. Ndërtesë e ndërtuar fillimisht për qëllime jo banimi (Shko te Pyetësori i Banesës) - Strukturë tjetër me qëllim banimi (Të gjitha alternativat shkojnë te Pyetësori i Banesës)
1.Baraka
ii. Tenda
iii. Karavan
iv. Kasolle
v. Të tjera - Viti i ndërtimit të ndërtesës
1. Viti i ndërtimit
2. Nuk e di
4. A ka ndërtesa juaj ashensor?
1. Po
2. Jo
PYETËSORI I BANESËS
- Lloji i banesës
1. Banesë e zakonshme
2. Banesë kolektive (hotel, institucion)
3. Lloj tjetër banese (ishdyqan, tenda etj.) - Statusi i banimit
1.Banesë e zakonshme e banuar nga një apo më shumë persona
2. Banesë e zakonshme e banuar vetëm nga persona që nuk përfshihen në Cens (trupi diplomatik, etj.)
3. Banesë e destinuar për qëllime dytësore apo sezonale
4. Banesë e pabanuar - Cili është sistemi kryesor i furnizimit me ujë në dispozicion?
1.Rrjet ujësjellësi brenda banesës
2. Rrjet ujësjellësi jashtë ndërtesës
3. Rrjet ujësjellësi jashtë banesës, por brenda ndërtesës
4. Rrjet ujësjellësi i një lloji tjetër
5. Pa asnjë lloj rrjeti - Tualeti
1.WC me ujë të rrjedhshëm brenda banesës
2. WC me ujë të rrjedhshëm jashtë banesës, por brenda ndërtesës
3. WC me ujë të rrjedhshëm jashtë ndërtesës
4. Tualet i llojit tjetër
5. Asnjë lloj tualeti - A gjenden në banesën tuaj:
1.Dhoma
2. Kuzhinë (4 m2 ose më shumë)
3. Kuzhinë / Aneks(më pak se 4 m2 )
4. Tualet
5. Dush ose vaskë
6. Rrjet të energjisë elektrike
7. Tjetër (korridore, ballkone, garazhe)
6. Sipërfaqja totale e banimit Nuk duhen përfshirë verandat, ballkonet, garazhet
7. Cili është lloji kryesor i ngrohjes?
1.Ngrohje qendrore brenda ndërtesës
2. Ngrohje qendrore brenda banesës
3. Stufë
4. Oxhak
5. Ngrohës elektrik
6. Kondicioner
7. Të tjera
8. Nuk ka ngrohje (Shko te Lista 1)
9.Cili është lloji kryesor i energjisë së përdorur për ngrohje?
1.Me dru
2. Me qymyr
3. Me naftë, mazut
4. Me rrymë elektrike
5. Me gaz
6. Me panel diellor
7. Tjetër lloj energjie