Nis numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave për deputetë! Partitë dorëzojnë sot emrat e ‘ekipit’ të 11 majit

0
2

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave zyrtare për deputetë në KQZ, partitë politike po vijojnë konsultimet e fundit për të ‘vulosur’ ekipin me të cilin do garojnë në parlamentaret e 11 majit.

Kryesocialisti Edi Rama, sikurse në ditët e fundit, do të diskutojë edhe paraditen e të mërkurës emrat që vijnë nga diaspora.

Sipas burimeve zyrtare edhe partia e PSD drejtuar nga Tom Doshi i ka gati listat me emrat e kandidatëve që do gë garojnë për deputet . PSD do të garojë edhe në qarkun e Elbasanit ku një ditë më parë kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj prezantoi edhe dy emrat e parë të kësaj force politike në Elbasan