Nis seanca në Kuvend, deputetët e opozitës ndezin tymueset dhe godasin tavolinat. Përjashtohet Flamur Noka

0
116

Nis mes tensioneve dhe tymuesve seanca plenare në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë ndezur tymueset dhe që në nisje të fjalës së kryeparlamentares Lindita Nikolla, kanë nisur që t’i bien tavolinave me duar në shenjë kundërshti.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përpjashtuar nga Kuvendi pasi hodhi tymuese në sallën e Kuvendit.

Deputeti demokrat u përplas edhe me Gardën që tentuan t’i merrnin tymueset nga duart. Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.