Nis vaksinimi anticovid në Itali

0
203

Në Itali kanë mbërritur dozat e para të vaksinës Pfizer/Biotech, e cila më datë 21 dhjetor mori aprovimin nga Agjensia Europiane e Barnave.

Në Insitutin Kombëtar Italian të sëmundjeve infektive Spallanzani në Romë kanë mbërritur 9750 dozat e para të kësaj vaksine që do të vihen në dispozicion për punonjësit e strukturave shëndetësore si dhe për punonjësit e shërbimit të asistencës pranë qëndrave të kujdesjes për të moshuarit.

Ky është një numër simbolik i njëjtë i shpërndarë sot për të gjithë vendet anëtarë të BE. Fushata e vërtetë e vaksinimit të nis më datë 28 dhjetor e Italia do të marr 470 mijë doza vaksine në javë.

Në ora 8.00 të mëngjesit të sotëm ka nisur në Romë vaksinimi i pesë personave të parë që marrin vaksinën anticovid në Itali.

Ata janë dy mjekë, një infermiere, një kërkuese shkencore e një operator shëndetësor e të gjithë punonjës në strukturën e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

Nën koordinimin e komisarit për emergjencat Domenico Arcuro është bërë dhe shpërndarja e dozave të vaksinës në 21 qendrat kombëtare e përkatësisht një qëndër për çdo rajon italian.

Numri më i madh i vakinave ka mbërritur në rajonin e Lombardisë, i cili eshte më i goditur nga pandemia.

Kanë mbërritur natën e shkuar në spitalin Niguarda të Milanos 1620 dozat e para të vaksinës që do të shpërndahen më pas në vendet e prekura nga virusi, si në komunat Codogno ku u identifikua pacienti i parë i prekur nga Covid-19 në Itali dhe në Alzano Lombardo, qyteza me numrin më të lartë të viktimave nga virusi.

Ministria italiane e Shëndetësisë informon se në Itali do të mbërrijnë çdo javë 470 mijë doza vaksine.

Italia ka porositur gjithsej 3.4 milionë doza të vaksinës Pfizer Biotech e cila do të vihen në dispozicion për 1.7 milionë persona. Kjo vaksinë është e autorizuar për të gjithë personat mbi 16 vjeç, nuk ka kundër efekte për shëndetin dhe asnjë kategori pacientësh nuk është e përjashtuar nga kjo vaksinë.

Vaksina autorizohet dhe për gratë shtatëzënë, për nënat me fëmijët në gji e për të moshuarit me Alzhaimer. Që prej ditës së gjashtë ose të shtatë të marrjes së vaksinës, pacientët shfaqin antikorpet ndaj virusit,

Konfirmohet marrja e vaksinës në dy doza në distancë 3 javë nga njëra tjetra.

Foto nga mbërritja e vaksinës në aeroportin e  Milanos Lombardia e në aeroporti Bari në Puglia.