Ka nisur vaksinimi i padagogëve në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Rreth 60% e stafit pedagogjik ka pranuar të vaksinohet, ndërsa pjesa tjetër është ende skeptike në bërjen e vaksinës.
Ky proces nisi me fakultetin e Shkencave Humane dhe të Natyrës, ndërsa në ditët në vijim do vazhdojë me pedagogët e fakulteteve të tjera. Sapo kreu vaksinën Zv Rektori Peçi Naqellari theksoi se ka pranuar të vaksinohet pa pasur frikë dhe se nuk ka pasur shqetësime pas injektimit të vaksines.
Drejtori Rajonal i Operatori të kujdesist parësor shëndetësor Xhevahir Budani thotë për gazetaren e Fax news Entela Duka se pasi disa nga vendet Europiane nisën vaksinimin me AstraZeneca edhe trupa pedagogjike shfaqi interes për t’u vaksinuar.
Në Elbasan një prej punonjësve të bluzave të bardha është konfirmuar e infektuar me Covid pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer. Burime zyrtare bëjnë me dije se punonjësja me shumë mundësi ka qënë pozitive në momentin kur ka marrë vaksinën.