Nis vallja në rrugët e Dyseldorfit, festës “kuqezi” i bashkohen edhe tifozët spanjollë

0
61

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në rrugët e qytetit të Dyseldorfit ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruar, nga ABC News, këtë herë festa është disi më e veçantë, pasi janë bashkuar edhe disa tifozë spanjollë, me njërin prej tyre, që nuk ka ngurruar aspak dhe ka nisur të kërcejë me tifozët tanë. /i.m /abcnews.al