Rreth 350 mijë nxënës i rikthehen këtë të hënë shkollës, ku 28 mijë prej tyre do të ulen në banka për herë të parë.
Viti i ri shkollor në Lezhë ka nisur normalisht në të gjitha shkollat. Të gjitha godinat janë gati për fillimin e procesit mësimor. Këtë vit, në Bashkinë e Lezhës janë regjistruar në klasë të parë 618 nxënës, në klasën e XI, 419 nxënës, ndërsa në total janë 7437 që nisin këtë të hënë mësimin në Lezhë.
Krahasuar me vitin 2023 ku ishin te regjistruar 636 nxënës në klasat e para, këtë vit janë 51 më pak. Në total në vitin 2023 ishin 8004 nxënës, ndersa këtë vit janë 567 nxënës më pak.
Për vitin e ri shkollor 2024-2025, në Sarandë do të ulen në bankat e shkollës 4179 nxënës, krahasuar me vitin e kaluar shkollor ka rënie të numrit të nxënësve.
Megjithatë, nuk ka shkolla të mbyllura. Dy shkollat 9-vjeçare të qytetit do të punojnë me dy turne. Në bankat e shkollës ulen për herë të parë 350 nxënës.Lëvizjet migratore brenda vendit, emigracioni por edhe ulja e lindshmërisë ka ulur numrin e nxënësve të arsimit parauniversitar në Qarkun e Korçës. Këtë vit shkollor, në klasat e para janë rregjistruar 400 nxënës më pak se viti i kaluar, ndërsa në klasën e 10 janë 502 nxënës më pak se një vit më parë.Në Elbasan nisin vitin shkollor rreth 15.333 nxënës. Shkolla të mbyllura nuk ka. Ndërkaq, është inaguruar shkolla e vetme artistike e qarkut të Elbasanit, Onufri.