Nisin hetimet për 35 të helmuarit , priten përgjigjet e analizave

0
184

Krujë- Kanë nisur hetimet lidhur me helmimin e 35 personave në Krujë. Raportohet se në urgjencën e spitalit të Krujës dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 persona të cilët dyshohet se janë helmuar dhe mes tyre ka pasur edhe fëmijë.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve./abcnews.al/