Nisin Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni madhështore në Pekin

0
209

Lojërat Olimpike Dimërore mund të quhen të nisura. Në stadiumin madhështor të Pekinit, “Foleja e Zogjve” e bërë e famshme edhe në Olimpiadën e 2008, u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Dimërore.

Foto+Video/ Nisin Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni madhështore

Nën masa të rrepta jo vetëm sigurie por edhe të protokollit anti-covid-19, ceremonia u dominua nga ngjyrat dhe shfaqjet e ndryshme.

Foto+Video/ Nisin Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni madhështore

Foto+Video/ Nisin Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni madhështore

Mendohet të ishin të pranishëm afro 60 mijë persona në këtë ceremony ku padyshim edhe Shqipëria parakaloi me të vetmin garues që ka në skuadër.

Foto+Video/ Nisin Lojërat Olimpike Dimërore, ceremoni madhështore

Në këto Lojërat Olimpike Dimërore Shqipëria përfaqësohet nga skiatori 18-vjeçar Denni Xhepa, i cili valviti flamurin kuqezi në ceremoninë hapëse teksa pritet një rezultat shumë i mirë kombëtar prej tij.

Siç dihet, shumë vende të kryesuara nga SHBA kanë bojkotuar në mënyrë diplomatike Olimpiadën duke mos dërguaer asnjë zyrtar teksa në garim do të jenë të gjithë shtetet që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes./Ora News/.