Nisin procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit

0
120

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e të shumëkërkuarit e drejtësisë Dritan Rexhepi. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar ditën e sotme Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të Rexhepit. Ky i fundit u arrestua disa ditë më parë në Stamboll te Turqisë.

Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e Rexhepit, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023.

Njoftim!
Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi!
Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023.