Fansat e “La Casa de Papel” janë akoma të mbërthyer pasi sezoni i katërt ka përfunduar me një largim potencialisht fatal. Fatmirësisht, një postim i fundit nga ylli kryesor i serialit ka konfirmuar rikthimin e profesorit.
Shumë shikues u lanë duke debatuar nëse profesori mbijetoi në fund të sezonit të katërt, shkruan Express.Co.Uk.
Aktori që luan këtë rol, Alvaro Morte u lajmërua së fundmi në Instagram, duke publikuar një fotografi me mbishkrimin “Unë jam kthyer”.