Një Babagjysh si Beyonce, diva bën gjestin e veçantë për të prekurit nga kriza e pandemisë

0
206

Diva e muzikës Beyonce do të dhurojë 500 mijë dollarë për familjet e prekura nga kriza e pandemisë. Fituesja e “Grammy-t” njoftoi se njerëzit mund të aplikojnë për grante duke filluar nga 7 Janari. Përfitues do të jenë 100 persona që do të përzgjidhen në fund të muajit të parë të vitit që vjen.

Në deklaratën e publikuar nga fondacioni i bamirësisë së këngëtares thuhet: “Beyonce po vazhdon me mbështetjen e saj për të ndihmuar aty ku duhet më së shumti. Faza e dytë e Fondit BeyGOOD tani do të ndihmojë ata që preken nga kriza e strehimit.”

Beyonce Knowles-Carter

Kjo nuk është përpjekja e parë e Beyonce për të ndihmuar personat e prekur nga pandemia.”BeyGOOD” është bashkuar me NAACP për të mbështetur bizneset e vogla në pronësi të personave me ngjyrë të prekur nga pandemia dhe deri më tani ka ndihmuar rreth 250 biznese me 10.000 dollarë grante. /abcnews.al