Partia Demokratike e Lulzim Bashës në Elbasan po përjeton një periudhë të ndryshimeve të mëdha, pasi zgjedhjet për kryetar partie të kësaj dege po shkaktojnë shqetësime dhe tensione të mëdha brenda organizatës. Në këtë garë, dy kandidatët kryesorë janë një prodhues divanesh dhe një mësues fiskulture.
Ndërkaq, dorëheqja e Sekretarit Zamir Muzhaqi dhe Kryetarit Eugen Isaji është një goditje e fortë për strukturën drejtuese të PD-së në Elbasan, raporton ElbasaniPlus. Dorëheqjet e tyre vijnë si pasojë e mosmarrëveshjeve të thella brenda partisë, sidomos në lidhje me zgjedhjet e kandidatëvë për kryetar të degës, një biznesmen dhe një mësues, të cilët nuk kanë pasur një profil të njohur në kontributin për Partinë Demokratike, krahasuar me figurat e dorëhequra.
Kjo situate e papritur ka shkaktuar një ndarje të dukshme mes anëtarëve të kryesisë dhe ka rritur tensionet në organizatën politike.
Elbasani plus