U njohën para 40 viteve dhe që atëherë ia kanë dedikuar jetën njëri-tjetrit.
Ky Shën Valentin e gjen Dhimitrin nga Elbasani që në mëngjes në dyqanin e luleve për të marrë trendafilat e kuq për dashurinë e jetës së tij, Fatbardhën.
Edhe pse të dy kanë pasur një jetë shumë aktive pasi që të dy janë artistë, filmi më i bukur i tyre ështe historia e dashurisë të cilën aktori i njohur tregon se si nisi.
“Njohja në fillim ka qenë miqësore, shkonim në kafë, dilnim. I shkoja në shtëpi, i njihja vëllanë, babain. Lindi dashuria vetë”, tregon Dhimitri.
40 vite jetë së bashku nuk kanë qenë të lehta por sipas Fatbardhës ata ia kanë dal duke u mbështetur për cdo gjë tek njëri-tjetri.
”Në një marrëdhënie në çift duhet të jesh edhe shok. Si çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta, por ne kemi arritur t’ia dalim”, thotë Fatbardha.
Afro gjysëm shekulli se bashku Fatbardha dhe Dhimitri bien dakort ne nië pikë, se thelbi lumturisë dhe i nië mardhënieje të shëndetëshme është dashuria, ndaj kurajojnë të rinjtë që ta vlerësojnë si gjënë më të bukur.
“Kjo është jetëgjatësia, ta duash partnerin/en me zemër, pa interes”.
“Dashuria nuk blihet me para”.
Padyshim që jeta e Fatbardhës dhe e Dhimitrit nuk ka qenë e lehtë pasi sfidat kanë qenë të shumta dhe vështirësitë gjithashtu por fakti se ata festojnë sot 40- Shën Valentinë tregon se mbi çdo pengesë zgjodhën dashurinë duke e kthyer hitorinë e tyre në veprën më të suksesshme të jetës.
Vizionplus.tv


