Në Qershor 2025 Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi nga Brukseli se kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, kishte paralajmëruar dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri nga ky komision, duke e cilësuar këtë si “një mbështetje të madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci”.Unë e përshëndes këtë vendim të kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian si një mbështetje e madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci… Në qoftë se në harkun kohor të 24 orëve, njoftohen dy misione faktmbledhëse, kjo tregon se Shqipëria tashmë është një emergjencë…”, deklaroi Berisha gjatë një interviste televizive nga Brukseli.
Menjëherë propaganda e Qeverisë shpërndau një përgenjështrim se kjo nuk do të ndodhte.
Mirëpo, burime zyrtare të Syri.net pranë Parlamentit Europian, bëjnë me dije se delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian David McAllister, shoqëruar nga 8 europarlamentar nga të gjitha forcat politike, do të mbërrijë në Shqipëri në datën 17 Shkurt 2026, në një mision 2 ditorë. Gjatë këtij misioni, delegacioni i lartë i Parlamentit Europian pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, me organet e drejtësisë dhe shoqërinë civile.
Syri.net ka mësuar nga burime zyrtare pranë Parlamentit Europian përbërjen e plotë të Delegacionit të AFET në Shqipëri, gjatë misionit të tyre dy ditorë:
1. David McALLISTER – Kryetar i AFET (Germany, EPP)
2. Michael GAHLER – Koordintar i EPP në AFET (Germany, EPP)
3. Marco TARQUINIO – Anëtar Zëvendësues i AFET, Kryetar i Delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri (Itali, S&D)
4. Marta TEMIDO – Anëtar i AFET (Portugal, S&D)
5. Tonino PICULA – Anëtar i AFET (Croatia, S&D)
6. Susanna CECCARDI – Aëntar Zëvendësues i AFET (Itali, PfE)
7. Şerban Dimitrie STURDZA – Aëntar Zëvendësues i AFET (Romania, ECR)
8. Marjan ŠAREC – Aëntar Zëvendësues i AFET (Slovenia, Reneë)
9. Stanislav STOYANOV – Koordinator i ESN në AFET (Bulgaria, ESN)
Në fokus të këtij misioni pritet të jenë zgjedhjet dhe problematikat që vetë Parlamenti Europian konstatoi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimet më të fundit politike, si dhe rruga e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ Syri Tv


