Jennifer Lopez ka zgjedhur një veshje mjaft joshë për Krishtlindje. Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, ylli i muzikës me famë botërore publikoi në Instagram një fotografi e veshur me një fustan të kuq madhështor, që i nxirrte në pah linjat trupore.
“Një ditë para Krishtlindjeve…Uroj të keni të mbrëmje të bukur për Krishtlindje.”, ka shkruar Lopez krahas fotos. Fustani mahnitës u krijua nga stilisti Rocky Gathercole. Kujtojmë që Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur të mos shkojnë drejt altarit, pasi dasma u anulua për shkak të pandemisë.
Gjatë një interviste në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, Lopez u shpre se kanë menduar të mos organizojnë një ceremoni. “Ishte me të vërtetë e trishtueshme sepse ne supozoheshim të martoheshim në Qershor dhe i kishim planifikuar të gjitha. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë.”, tha Lopez. /abcnews.al